Përfaqësuesja e Kosovës me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve, ku janë mysafirë të Greqisë.
“Dardanë”, kanë udhëtuar dje drejt Greqisë, ku janë akomoduar në qytetin e Volosit.
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka humbur ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër kombëtares së Greqisë me rezultatin 0-1 për mysafirët.
Greqia kaloi në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 36-të me një gol të shënuar nga distanaca nga kapiteni i ekipit Tasos Bakasetas.
Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të, Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Fidan Aliti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të palejuar.
Përjashtimi i Alitit nga fusha e gjelbër ndikoi në ritmin e lojës së vendësve duke luajtur më shumë në mbrojtje.
Në minutën e 91-të Kosova mbeti edhe pa portierin Aro Muric i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Kosova është në Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.