Sorensen është takuar me Bomberger në Hagë

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dje është takuar me drejtoreshën ekzekutive të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Kathryne Bomberger, në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në “X”, Sorensen e ka konsideruar takimin si shumë produktiv, duke vlerësuar punën e ICMP-së në analizat më të avancuara të ADN-së.

Tutje,ai ka theksuar rëndësinë e këtyre analizave në procesin e identifikimit të personave të zhdukur dhe gjetjes së zgjidhjeve për familjet që ende presin drejtësi.

“Takim interesant sot me @KatBomberger në @TheICMP në Hagë. Mora një pasqyrë shumë të mirë mbi punën e tyre në analizat më të avancuara të ADN-së, të cilat janë thelbësore për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me personat e zhdukur”, shkroi Sorensen.

Interesting meeting with @KatBomberger at @TheICMP in The Hague today. Got a very good insight in their work on state-of-the-art DNA analysis crucial to resolving issues related to Missing Persons’ cases. pic.twitter.com/gQut0DkzEj— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue)April 1, 2025

/GazetaSinjali/

Read Previous

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Read Next

Trump sot pritet të zbatojë vendimin që mund të ndryshojë ekonominë globale