Suela Gusterani Pepaj, 20 vjeçe ndërroi jetë një ditë më parë në spital pas komplikacioneve nga koronavirusi. E reja është më origjinë nga Tropoja, e martuar në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës.
Siç bëjnë të ditur familjarët, varrimi i të ndjerës bëhet ditën e hënë (sot) në orën 16:00 në fshatin e saj të lindjes në Gusteran të Tropojës.