Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën `Skënderbeu` në Ferizaj, sot do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerata 01/2025.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe udhëheqësit shtetërorë.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës./reporteri/

Read Previous

26 vjet nga masakra në Izbicë

Read Next

ZRRE ende pa vendim për rritjen e tarifave të energjisë