Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e 1/16-ës së këtij sezoni.
Të dy përballjet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Napolit dhe Barcelonës.
Kampioni italian pret në stadiumin “Diego Armando Maradona” kampionin spanjoll, Barcelonën.
Ndërkaq, krahas këtij takimi do të luhet edhe ndeshja mes Portos dhe Arsenalit. /KosovaPress/
Programi i sotëm:
21:00 Porto – Arsenal
21:00 Napoli – Barcelona