Komunitetet jo shumicë, saktësisht komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian vazhdojnë të përbëjnë një përqindje të vogël të shifrave të evidentuara të vaksinave anti-covid dhe vaksinave të rregullta të fëmijëve.
“Bethany Christian Services” në javën botërore të imnuizimit që ka filluar sot, ka ndërmarrë disa aksione të cilat kanë për qëllim rritjen e numrit të vaksinimeve në këto komunitete si dhe dhënien e informacioneve rreth rëndësisë së vaksinimit.
Kjo organizatë në kuadër të javës botërore të imnizimit ka organizuar edhe nje diskutim të hapur i cili do të bëjë bashkë shumë akterë institucional, mjekë dhe përfaqësuses të komuniteteve me qëllim që të diskutohet rreth të arriturave të deritanishme rreth vaksinimit anti-covid dhe atij të rregullt të fëmijëve dhe angazhimit të mëtutjeshëm për eleminimin e sfidave të cilat mund të hasen gjatë këtij procesi.