Sot ka nisur gara për Gjakovë të Pastër. Ky është viti i tretë me rradhë që komuna e Gjakovës organizon këtë garë. Pjesë e këtij aktiviteti ishin disa nga shkollat e komunës së Gjakovës, ku bënë mbjelljen e luleve. Këtë vit, gara është fokusuar në fushën e riciklimit. Udhëheqësja e sektorit për menagjim të mbeturinave në komunën e Gjakovës, Albana Hana Bakalli, tha se kujdesi për ambientin dhe krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbëruara, duhet të jenë disa nga prioritetet e qytetarëve të komunës tonë.
Në anën tjetër drejtori i gjimnazit Hajdar Dushi, Bedri Cahani, u shpreh se kujdesi ndaj mjedisit lidhet drejtëpërdrejt me shëndetin e njeriut.
Vlen të theksohet që kjo fushatë përkrahet nga kompania rajonale e mbeturinave ‘’Çabrati’’.