Sot në ora 14:15, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kthehet nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj.
Në pritjen e tij do ta jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kujtojmë që më 5 janar të këtij viti në Ferizaj shpërtheu bombola e gazit ku mbetën të lënduar disa persona dhe vdiq një 20 vjeçare e cila ishte dërguar për trajtim në Turqi.