Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina pret Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni aktual do të ketë punë mjaft shumë me skuadrën nga Klina, që është në formë fantastike në pesë ndeshjet e fundit me vetëm një humbje.

Derisa në ballafaqimin tjetër, Gjilani i shkon Ulpianës në udhëtim.

Gjilani pas dy humbjeve rresht do të kërkojë këndelljen ndaj Ulpianës, që gjendet në një pozitë mjaftë të vështirë, për të mbetur në ligë, pasi që janë 13 pikë, larg vendit që dërgon në barazh.

Dy takimet do të luhen me fillim nga ora 15:00. /Klankosova.tv/

Read Previous

Milani reagon për skandalin me bileta në ndeshjen me Fiorentinën

Read Next

10 binjakët më të famshëm të futbollit të të gjitha kohërave