Sot në ora 14:43 fillon stina e vjeshtës

Instituti Hidrometerologjik të Kosovës, ka njoftuar se zyrtarisht sot rreth orës 14:43 fillon stina e vjeshtës.

Kjo stinë sipas IHMK-së, do të zgjasë deri më 21 dhjetor në ora 10:20, kur edhe hyjmë në dimër.

“Kjo stinë në hemisferën veriore të Tokës arrinë në ditën e 266 dhe deri në fund të vitit na mbesin saktësisht edhe 100 ditë, për shkak se muaji shkurt kishte 29 ditë. Në këtë kohë kur te ne arrinë vjeshta astronomike, në hemisferën jugore fillon stina e pranverës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Tutje, ky institut ka publikuar edhe parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

“Gjatë kësaj jave temperaturat maksimale do të kenë pothuajse të njejta amplitut (konstante) në vlerat e maksimaleve, deri sa temperaturat minimale do të pësojnë ndryshime të theksuara”, theksohet në njoftim./Klankosova.tv

Read Previous

​Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer

Read Next

Çeki – Shqipëri, dalin në shitje biletat për duelin që do të zhvillohet në Pragë