120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës do të regjistrohen para se të marrin pjesë në konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Të parët që do të regjistrohen janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Procesi i regjistrimit do të nis nga ora 09:00 e mëngjesit e pritet të zgjatë deri në ora 16:00.
Regjistrimi i deputetëve të partive të tjera, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i Kuvendit. /Reporteri.net/