Sot pritet të caktohen tarifat e reja të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot pritet të vendosë për tarifat e reja të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Në mbledhjen e thirrur për në orën 08:30, në rend dite janë disa pika, përfshirë pikat për shqyrtimin e propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

Caktimi i tarifave për 2025-2026 pritet pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që rryma të shtrenjtohet për 16 përqind. ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera.

Propozimi për shtrenjtimin e rrymës është kundërshtuar nga Presidenca.

Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje ZRRE-së ta mos e shtrenjtojë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues./Reporteri.net/

Read Previous

​26 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Read Next

Çfarë do të thotë bashkimi i Bullgarisë në marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci?