Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Dekreti për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re pritet të publikohet sot gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Ky veprim pritet të shënojë fillimin e procedurave për krijimin e qeverisë së re.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Afati ligjor për këtë është 30 ditë.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë urimeve të festës së Fiter Bajramit të dielën më 30 mars në Bashkësinë Islame, i tha myftiut Naim Tërnava se po synojnë që në seancën e njëjtë kur thirret për betimin e deputetëve të zgjedhin kryetarin e Kuvendit si dhe të formojnë qeverinë e re. /KosovaPress/

Read Previous

Cilët janë politikanët që i dolën në krah Marine Le Pen pas dënimit nga gjykata franceze?

Read Next

Konjufca për formimin e qeverisë së re: Besoj i kemi numrat