Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mblidhet për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Sipas njoftimit, seanca është parapa të nisë nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcjell KosovaPress.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Librit