Sot vazhdon seanca konstituive

Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

As në seancën e kaluar nuk arriti të formohet legjislatura e nëntë, kjo pasi kryesuesi Avni Dehari, e ndërpreu seancën për shkak mosdakordimit të të zgjedhurve për të ecur tutje.

Partitë opozitare që ishin në mandatin e kaluar nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Ato duan dorëheqjen formale të Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeveritar.

Po ashtu përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK, patën edhe shumë ankesat për kryesuesin Dehari, duke thënë se ka bërë shkelje të rënda procedurale gjatë udhëheqjes së seancës.

Derisa, për numrat, i pari i qeverisë në detyrë se tha as edhe një fjalë, duke iu shmangur pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve.

Nga koalicioni fitues LVV-Guxo dhe Alternativa, thonë se i kanë numrat për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Të premten, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje i është përgjigjur me pyetje.

“Ajo [çështja e miratimit të raportit] është [të shtunën], apo?” ka thënë Kurti.

Më 15 prill, ditën kur nisi seanca konstituive e Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kërkuan dorëheqjen formale dhe publike të anëtarëve të Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – në mënyrë që raporti të miratohej nga deputetët e tyre.

Po atë ditë, Kurti tha se dorëheqja e tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e njoftoi KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”. /Reporteri.net/.

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Vazhdon edhe sot protesta kundër shtrenjtimit të rrymës