Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll ka nisur dje, ku janë zhvilliar tri ndeshje mjaft interesante.
Në ndeshjet që u zhvilluan dje Drita fitoi me përmbysje ndaj Feronikelit, kurse Gjilani dhe Llapi i ndalën me barazim ndaj Drenicës përkatësisht Ulpianës.
Ndeshjet interesante do të vazhdojnë edhe sot, ku skuadra që u shpall kampione e Ligës së Parë, Malisheva, që sot e luan ndeshjen e parë si pjesë e Superligës, do të jetë nikoqire e Prishtinës, skuadrës kampione të Superligës.
Një ndeshje tjetër mjaft interesante që zhvillohet sot është ajo në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit.
Kujtojmë që të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00.