Specialja: S’ka kërkesë e vendim për Thaçin që të jetë në varrimin e babait

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë thënë se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babit të tij në Burojë të Skenderajt.

Kështu kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specializuara, duke thënë se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës.

“Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtrimet prej Mbrojtjes si dhe vendimet e gjykatësve, janë të publikuara në faqen e internetit të DHSK-së. Aktualisht, nuk ka asnjë kërkesë apo vendim publik lidhur me këtë çështje. Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek gjykatësit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Deri më tani, DHSK-ja ka menaxhuar 13 vizita nën mbikëqyrje në Kosovë për të paraburgosurit”, thanë për RTK.

Read Previous

Ukraina dhe Evropa “në pritje” të bisedimeve Trump-Putin

Read Next

Sulmet izraelite në Gaza lanë të vrarë mbi 400 persona