Stafi dhe futbollistët kryesor të Interit refuzojnë uljen e pagave

Futbollistët kryesor të Interit, trajneri Antonio Conte dhe drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta kanë refuzuar uljen e pagave pas propozimit të presidentit Steven Zhang, i cili ka pranuar se klubi ka vështirësi financiare, kanë raportuar mediumet italiane të shtunën.

Mësohet se pas refuzimit të kërkesës së klubit për uljen e pagave, presidenti Zhang po e shqyrton seriozisht të ardhmen e trajnerit Conte, drejtorit Marotta dhe disa prej futbollistëve kryesor.

Mësohet se Zhang ka mbetur tejet i zhgënjyer që të gjithë kanë refuzuar uljen e pagave dhe kanë reaguar me nervozizëm ndaj kërkesës së tij.

Drejtuesit e Interit kanë pranuar se janë në kërkim të investitorëve të rinj dhe se në ndërkohë kanë ristrukturuar financat për të mbajtur klubin por njëkohësisht kanë kërkuar edhe sakrificë nga lojtarët e stafi.

Conte ka kontratë me Interin deri vitin e ardhshëm dhe gjasat janë të mëdha që të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Interi e ka fituar titullin e kampionit në Serie A pas një pritjeje prej 11-të vjetësh./Koha.net/

Read Previous

MSH thotë se brenda disa ditësh vijnë vaksinat tjera, aktualisht mbi 26 mijë qytetarë janë të vaksinuar në Kosovë

Read Next

UEFA ndëshkon financiarisht klubet pjesëmarrëse të Superligës së Evropës