Starton edicioni i 18 i “Rally Albania”, 230 garues për çmimin e madh

Nga Durrësi nisi mbrëmë edicioni i 18-të i “Rally Albania”.

230 garues nga 22 shtete të ndryshme të botës, i janë bashkuar kompeticionit të këtij viti, ku përveçse garës sportive, qëllimi i organizatorëve është edhe promovimi turizmit vendas.

Dhjetëra motorë garash të “Rally Albania 2022” dhuruan spektakël mbrëmjen e kaluar në rrugët e Durrësit.

Ata u nisën xhiron e tyre nga “Muzeu i Dëshmorëve” për të ndalur në Vollga, ku u mbajt ceremonia e hapjes e “Rally Albania” për këtë vit.

Pas qytetit bregdetar, itinerari do të vazhdojë drejt Tropojës, Pogradecit, Beratit dhe për të përfunduar në Tiranë, ku do të shpallet edhe fituesi i “Rally Albania 2022”./A2news/

Read Previous

Provokimi i radhës nga Koreja e Veriut, hedh 8 raketa në detin e Japonisë

Read Next

Nga 40 në 100 milionë euro, Vinicius është më fitues se Messi pas katër sezonesh