Pesëherë fituesi i trofeut “Topi i Artë”, Cristiano Ronaldo, do ta festojë ditëlindjen e 36-të të premten, dhe nuk e ka ndërmend të ndalet së luajturi në nivelet e larta botërore.
Ylli i Juventusit ka shënuar 860 gola me klube dhe shtetin e tij. Ishte pjesë e Sportingut, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe tani luan në Itali me Juventusin.
Ai po ashtu i ka fituar 30 trofe të rëndësishëm, përfshirë pesë Liga të Kampionëve, dy tituj të La Ligës, tri tituj në Premier League, dy tituj në Serie A, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, dhe katër herë fitues i Kupës së Botës për klube.
Ai e ka fituar edhe një Kampionat Evropian, si dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.
Sulmuesi vlerësohet si njëri prej më të mirëve në këtë dekadë, duke vendosur rekorde në librat e historisë së futbollit./Ekonomiaonline