Po bëhet gati 1 vit qëkur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë kryer mijëra testime në mbarë vendin. Drejtoresha e shëndetësisë, Afërdita Spahiu Shllaku në komunën e Gjakovës tregon disa statistika rreth personave të testuar për virusin Covid në komunën e Gjakovës.
Poashtu Spahiu Shllaku tregon edhe si janë trajtuar pacientët që kanë rezultuar pozitiv me Covid- 19.
Drejtoresha e shëndetësisë apeloi tek të gjithë qytetarët që të respektojnë në përpikmëri masat mbrojtëse ndaj Covid- 19 në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë, dhe të njerëzve përreth.