Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjakovë nuk ofron shërbimin e dhënies së infuzioneve.Drejtori Arben Koshi thotë se sipas statutit dhe dispozitave ligjore ky institucion ofron dhe zbaton kujdesin parësor shëndetësor të bazuar në rregulloren e punës.Që do të thotë se koncepti i mjekësisë familjare nuk e parasheh dhënien e infuzioneve.https://www.syri-vision.tv/
Dihet se shumica e pacientëve referohen që infuzionet ti marrin në ordinanca private. Krahas shëndetit kjo po e rëndon edhe më shumë situatën e tyre ekonomike.https://www.syri-vision.tv/
Mirëpo menaxhmenti i këtushëm thonë pas hapjes së objektit të ri të QKMF-së, së shpejti në objektin e vjetër të kësaj qendre do të krijohet një hapësirë për këtë shërbim.https://www.syri-vision.tv/
Koshi e tregoj edhe arsyen se pse në komunën e Gjakovës nuk ofrohet ky shërbim te këto insitucione shëndetësore.
Është tejet shqetësues fakti që në këto ditë me temperatura të larta, qytetarët konkretisht të sëmurët të cilët janë në kushte më të vështira ekonomike paraqiten në institucionet shëndetësore për të marrë këtë shërbim. Por strategjia e mjekësisë familjare 2017-2021 e thirrur si dokument ligjor për kujdesin parësor shëndetësor nuk e parasheh dhënien e infuzioneve, e aq më pak konceptin human.Andaj mbetet të shihet në të ardhmen se a do të marrin masa organet kompetente për të ndryshuar këtë strategji e cila disfavorizon një shërbim tejet jetik për secilin pacientë.https://www.syri-vision.tv/