Studentët e Universitetit të Gjakovës,” Fehmi Agani” kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, për krijimin e mundësisë për praktikë klinike në sallat e operimit. Sipas studentit Albin Tahiraj që është iniciator kjo praktikë do të jetë ndihmesë e madhe për studentët.
Tahiraj thotë se studentët janë tejet të kënaqur dhe ata që do të përfitojnë më së shumti nga kjo nismë janë ata të vitit të tretë.
Spitali dhe Universiteti kanë pasur një bashkëpunim të mirë vazhdimisht, thotë drejtori I Spitalit Hilmi Shala.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të sjellë kuadro kualitative në fushën e mjeksisë.