Studenti 22-vjeçar ndërton laboratorin e metamfetaminës në Itali

Policia italiane tha të premten (28 mars) se kishte shpërbërë një nga laboratorët më të mëdhenj të metanfetaminës të paligjshëm në vend, duke arrestuar një student universiteti, të cilin e përshkruan si një adhurues të serialit “Breaking Bad”, shkruan A2 CNN.

Ky serial tregon transformimin e një mësuesi të shkollës së mesme, i cili përdor njohuritë e tij për të prodhuar dhe shitur metanfetaminë, e njohur gjithashtu si crystal meth, pwr tw siguruar para pwr familjen pasi diagnostikohet me kancer.

I fiksuar pas “Breaking Bad”, studenti 22-vjeçar ndërton

Një 22-vjeçar nga qyteti i Novarës në veri të Italisë u akuzua për prodhimin e paligjshëm të drogës, tha policia në një deklaratë. Në Itali, kjo vepër kriminale ka dënime që variojnë nga 6 deri në 20 vjet burg.

Oficerët që bastisën një pronë më 21 mars gjetën një tavolinë të madhe, të ndriçuar nga një dritë e kuqe e zbehtë dhe që përfshinte shishe, tube qelqi dhe ampula të papërshkueshme nga nxehtësia. Në papafingo, ata gjetën një zonë ku përgatiteshin dhe përziheshin komponente droge si MDMA dhe DMT, si dhe LSD. (A2 Televizion)

Read Previous

FSK-së i shtohen 344 ushtarë të rinj, Osmani: Ju jeni ata që do ta mbroni amanetin e UÇK-së

Read Next

Osmani për seancën konstituive të Kuvendit të ri