Dy studiues amerikanë thonë se kanë identifikuar vendin e mundshëm të vendosjes në Rusi të 9M370 Burevestnik, një raketë e re lundruese me fuqi bërthamore, e armatosur me armë bërthamore, e shpallur nga Presidenti Vladimir Putin si “e pathyeshme”.
Putin ka thënë se arma – e quajtur SSC-X-9 Skyfall nga NATO – ka një rreze pothuajse të pakufizuar dhe mund t’i shmanget mbrojtjes raketore të SHBA. Por disa ekspertë perëndimorë kundërshtojnë pretendimet e tij dhe vlerën strategjike të Burevestnik, duke thënë se ai nuk do të shtojë aftësi që Moska nuk i ka tashmë dhe rrezikon një fatkeqësi të përhapjes së rrezatimit./reuters/