Suedia mbështet Presidencën e Kosovës me ekspertizë profesionale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe për bashkëpunimin në tejkalimin e sfidave të përbashkëta në kontinentin evropian.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani, Ambasadori Westerlund, dhe drejtori ekzekutiv i Balkan Policy Research Group, Naim Rashiti, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili do t’i sigurojë Zyrës së Presidentes mbështetjen e shtetit suedez nëpërmjet ekspertizës profesionale nga fushëveprimtaria e institucionit të Presidencës.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani falënderoi Ambasadorin Westerlund për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë./21Media

Read Previous

Ukraina përforcohet me artileri gjermane e suedeze

Read Next

Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së