Sukses i madh: Trajnerja nga Kosova në garë për trajnere të vitit nga FIFA

Trajnerja me rrënjë nga Kosova, Elena Sadiku, ka arritur tjetër sukses të madh. Ajo është njëra prej tetë kandidatëve për trajner të vitit nga FIFA për futbollin e femrave.

Sadiku është 31-vjeçare, ndërsa e drejton skuadrën skoceze Celtic.  Celticun e udhëhoqi drejt titullit të kampionit të Skocisë e më pas drejt fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sonia Bompastor, Arthur Elias, Jonatan Giraldez, Emma Hayes, Futoshi Ikeda, Sandrine Soubeyrand dhe Gareth Taylor janë kandidatët e tjerë.

FIFA të premten publikoi nominimet për çmimet e saj, “The Best”./koha.net/

Read Previous

Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në botë

Read Next

Qeveria japoneze miraton një buxhet shtesë prej 92 miliardë dollarësh]