“1 thes me veti” është iniciativë e organizuar nga Burim Qarri që mbledh të rinj, të vjetër, aktivistë e qytetarë Gjakovës, të gjithë bashkë për një qëllim, pastrimin e ambienteve të këtij qyteti.
Organizatori Burim Qarri thekson se dita e sotme është më ndryshe se ditët tjera: “Për ne çdo iniciativë e tillë është e veçantë por sot do na nderojnë me pjesëmarrjen e një grupi prej gjashtë personash nga Balkan Fest për ta parë nga afër këtë organizim…”
Pjesmarrësit në këtë iniciativë thanë se është gjithmonë kënaqësi të kontribuojnë në pastrimin e mjedisit.
Nicolas Wiewrs, producent në Balkan Trafik Festival: “Kur mora vesh për këtë iniciativë, erdha menjëherë sepse jam duke e përgatitur një dokumentar për Ballkanin Perëndimor, kjo iniciativë na ndihmon ne për të ndërruar ato mendimet jo shumë të mirë për këtë Ballkan.”