“Suksesi nuk është një rastësi”, Tirron Mamusha

Është një atlet që jetën e shëndetshme e ka rutinë tashmë. E në ditën kur ne flasim për obezitetin dhe të këqijat që sjellë ai, nuk kishte se si të mungonte shembulli konkret i luftës kundër tij.

Tirroni për këtë fakt është një model mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. I pyetur se cila është thënia inspiruese e ditëve të tij ai tha: Suksesi nuk është një rastësi, ai është punë, diciplinë e përkushtim…

Mamusha tha se sot ka numër të madh të të rinjve që vuajnë nga obeziteti si rrjedhojë e rutinës të pashëndetshme që ata bëjnë: ushqimet e shpejta, qëndrimi gjatë në një vend, pasiviteti e shumë arsye të tjera.
Për të dëgjuar se si qëndron në formë Tirroni dhe cilat janë këshillat e tij për një jetë më të mirë ndiqni videon më poshtë:




Read Previous

Jeni mbushur papritur me akne në fytyrë? Këto 7 objekte mund të jenë fajtorët kryesorë

Read Next

“Çeli Sytë”, Receta e ditës