Mbrëmë në Shtërpcë, një person është arrestuar në gjendje të dehur pasi ka sulmuar një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare në një lokal-kafiteri.
Organet e rendit njoftojnë se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Shtërpcë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Sipas raportimeve, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka shkaktuar shqetësime dhe ka pasur një sjellje agresive ndaj zyrtarit policor, duke vënë në rrezik sigurinë e atij ambienti. Investigimet për këtë rast janë në vazhdim për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore.