Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një i mitur është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Sulmi dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dhe i ka përfshirë përdorimin e një mjeti të mprehtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.
“Një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, sot rreth orës 00:25. Viktima ka pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “vrasje në tentativë”. Aktualisht, po zhvillohen hetime për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.”