Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy persona, si të dyshuar për sulm dhe kanosje në Gjakovë.
Sipas Policisë dy të dyshuarit, pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë, kanë sulmuar dhe kërcënuar të njëjtit.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës, rreth orës 19:40.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar dhe kanosur dy viktimat meshkuj kosovar. Me vendim te prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa një lirohet ne procedure te rregullt.“/GazetaSinjali