Sulmohen fizikisht tre persona në Gjakovë

Dy femra dhe një mashkull janë sulmuar fizikisht nga katër persona të tjerë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:47 në rrugën “Martirët e Kombit”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, pos sulmit fizik viktimave u grabisin kuletën me dokumente personale.

“Dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar kanë njoftuar se si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme ishin sulmuar fizikisht nga 4 meshkuj kosovar  dhe më pas i kishin grabitur kuletën me dokumente personale”, thuhet në raport.

Read Previous

​Hoti kujton Fadil Feratin: Shtyllë e organizimit të LDK-së

Read Next

Kurti thotë se Kosova është si Lindja e Mesme, duke pasë “ari të zi” diasporën