Sulmohen tre zyrtarë policorë në veri

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka bërë të ditur se tre zyrtarë policorë që kanë qenë duke qëndruar në pikë statike në Mitrovicën Veriore, janë sulmuar nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Express.

PK-ja ka shtuar edhe se, personat e panjohur kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi në drejtim të policëve.

‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Mitrovicë Veri / 09.12.2024 – 00:30. Raportohet se gjatë qëndrimin në pikë statike ndaj tre zyrtarë policorë, persona të pa njohur,  nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante’’, ka njoftuar Policia në raportin e saj. /GazetaExpress

Read Previous

Osmani: Përfshirja e grave në ushtri shumë e ulët, vetëm 10 për qind

Read Next

“Italia Delight”: Zbuloni Shqipërinë, një perlë e fshehur për turistët italianë