Gjatë lutjeve të djeshme (22 prill) mbetën të vrarë të paktën 33 vetë dhe 43 të tjerë u plagosën pas një sulmi në xhami dhe shkollë fetare në Konduz, Afganistanin verior. Sipas autoriteteve vendase, një pjesë e mirë e viktimave janë studentë.
Zaibulah Mujahid, zëvendësministri i Kulturës dhe Informacionit taliban, tha se sulmi ndodhi në qytetin Imam Saheb në provincën Kunduz dhe se talibanët e dënuan krimin dhe shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për viktimat. Sulmi i sotëm është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë Afganistanin.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega afgane e të ashtuquajturit Shteti Islamik mori sot përgjegjësinë për një seri bombash të kryera një ditë më parë.
Burimi: BBC, CNN