Kryeministri britanik, Rishi Sunak i ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë të mbështesin dhe armatosin Ukrainën në mënyrë që ajo të ndihmohet në luftën kundër Rusisë.
Kjo thirrje erdhi pasi ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën mbetet e pasigurt pas rrëzimit të Kevin McCarthy nga posti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, raporton The Guardian.com.
Përkundër kësaj presidenti amerikan Joe Biden, u shpreh i interesuar që ndihma e SHBA-së për Ukrainën të vazhdojë.
/klankosova/