Në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë Fc Liburni do të takohet me klubin Fc.Liqeni nga Drenasi. Kjo ndeshje do të zhvillohet te enjeten në sallën e sporteve “Shani Nushi”, në ora 17:30.
Ndeshja do të zhvillohet pa shikues për shkak të pandemisë. Por kjo nuk i penalizon adhuruesit e këtij sporti pasi që Liburni ka arritur marrëveshje me televizionin Syri, për transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjeve deri në përfundim të kampionatit.
Liburni gjendet në poziten e tretë me 24 pikë të tubuara me një ndeshje më pak të zhvilluar. Klubi ka 8 fitore, 0 barazime dhe vetem 1 humbje me golavarazh 68-35 me plus 33 gola dallim. Liburni ka në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen derbi kundër Liqenit në Gjakovë.
Liburni javën e kaluar në xhiron e njëmbëdhjetë ishte i lirë për shkak se klubi nga Prizreni me të cilin duhej të takohej ka lëshuar garat.