Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet sot me dy duele interesante

Emocionet e elitës së basketbollit tonë, rikthehen sot me dy ndeshjet e para të javës së 23-të.

Kampionati po shkon drejt fundit të garave të rregullta, ku secila ndeshje është më e rëndësishme se tjetra dhe lufta për çdo pozitë në tabelë është e madhe.

Proton Cable Prizreni do të ndeshet Pejën, ku të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e tetë në renditje me pesë fitore e 17 humbje, kurse pejanët në vendin e katërt me 11 fitore e 11 humbje.

Derbi prishtinas zhvillohet sonte mes Borës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që kanë pasur formë të lartë në vitin 2025 në elitën e basketbollit. Bora ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit, ndërsa bardhekaltrit tetë fitore në tetë sfidat e fundit. Ky është edicioni i parë i Borës në elitë, ku kërkon “Play-off”-in, derisa renditet e shtata me tetë fitore e 14 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.

Të dielën përballen finalistët e edicionit të kaluar Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Therandasit renditen në pozitën e gjashtë me nëntë fitore e 13 humbje, derisa mitrovicasit kanë 15 fitore e shtatë humbje, aq sa ka edhe Bashkimi, që përballet me Vëllaznimin në Gjakovë. Kuqezinjtë numërojnë 11 fitore e 11 humbje, andaj pritet një sfidë mjaft interesante. /RTKLive

Superliga/Java 23 – Sot takohen:

20:00 Proton Cable Prizreni – Peja

20:00 Bora – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:

20:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

20:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Read Previous

​Rritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve tjera

Read Next

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix