Superliga vjen sot me duelin Gjilani-Feronikeli ’74

Superliga e Kosovës në futboll, vjen sot me duelin Gjilani-Feronikeli ’74.

Gjilanasit dhe skuadra nga Drenasi do të përballen në Gjilan, në sfidën e fundit të javës së pestë të elitës së futbollit tonë.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë një ballafaqim interesant, pasi dy skuadrat deri më tani ende nuk kanë shijuar fitoren.

Gjilani ka dy barazime dhe dy humbje në katër sfidat e para, derisa Feronikeli ’74 ka të gjitha humbje.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74 fillon në orën 15:00. /RTKLive

Read Previous

​Së shpejti nis renovimi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

Read Next

Vaksina e virusit të Nilit Perëndimor ende ‘vite larg’