Susie Wiles shefe e stafit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka zgjedhur Susie Wiles si shefe të stafit në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e parë që merr këtë rol.

Wiles vlerësohet gjerësisht si nga brenda ashtu edhe jashtë rrethit të Trumpit për udhëheqjen e suksesshme të fushatës së tij. Ajo shmangu vëmendjen, madje nuk pranoi të fliste ndërsa Trumpi festoi fitoren mëngjesin e së mërkurës, raportoi AP. 

Emërimi i saj është vendimi i parë i madh i Trumpit si president i zgjedhur dhe një që mund të jetë test përcaktues i administratës së tij, pasi i duhet ta bëjë shpejt ekipin që do ta ndihmojë në udhëheqje.

Wiles në fushatë ishte në gjendje të bënte atë çfarë pak kanë mundur ta bëjnë: ndihmoi në kontrollin e impulseve të Trumpit – jo duke i dhënë leksione, por duke fituar respektin e tij dhe duke i treguar se ishte më mirë kur ndoqi këshillat e saj sesa kur i shpërfillte ato.

Trumpi, i cili më 2016 pati premtuar t’i punësonte “vetëm njerëzit më të mirë”, vazhdimisht ka përsëritur se beson se gabimi më i madh i mandatit të parë të tij ishte punësimi i njerëzve të gabuar.

“Susie është e fortë, e mençur, novatore dhe admirohet e respektohet botërisht. Susie do të punojë palodhur për ta bërë Amerikën madhështore sërish”, ka thënë Trump./koha.net/

Read Previous

Cilat janë ndryshimet që do të ndodhin në mandatin e dytë të Trumpit?

Read Next

NATO paralajmëron për kërcënim më të gjerë nga bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit