Së paku dy zyrtarë të stacionit policor në Gjakovë, janë suspenduar nga detyra zyrtare.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se zyrtarët policorë dyshohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në mesin e të suspenduarve është edhe një toger i Policisë dhe një zyrtar policor.
Ndaj këtij të fundit, pas konsultimit të hetuesve të IPK-së me Prokurorin e Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
/GazetaSinjali/
Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.