Sveçla konfirmon se ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me rastet e ekstremizmit dhe dhunës ndaj institucioneve.

Ai tha se ka arrestime, por numri përfundimtar ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në vazhdim.

“Po flitet se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara për të luftuar çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe pjesëtarët e tyre. Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë informacion,” ka deklaruar Sveçla./Koha.net

Read Previous

Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

Read Next

Zelensky i përgjigjet Trump: Nuk po shoh ndonjë përpjekje