Sylvinho shpall listën për ndeshjet me Çekinë dhe Bullgarinë, rikthehet Broja

Kombëtarja e Shqipërisë i rikthehet aksionit këtë muaj, ku do të zhvillojë ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian “Euro 2024” kundër Bullgarisë dhe një miqësore ndaj Bullgarisë.

Ndërkaq, sot trajneri i Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Në këtë grumbullim vërehet rikthimi i yllit të Chelseat, Armando Broja, i cili ka lënë pas vete lëndimin në gju, kurse në listë mungon Odise Roshi.

Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit. Fillimisht Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor, ora 18:00.

Po ashtu, trajneri Sylvinho do të mbajë konferencë për media të shtunën me fillim nga ora 11:00. /KosovaPress/

Read Previous

Çmimi Nobel për Paqe i jepet aktivistes iraniane, Narges Mohammadi

Read Next

Gazeta gjermane: Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë