Szunyogu shkon në takim lamtumirës te Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e  BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog tha se në takim e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin, teksa shtoi se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.

“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog, transmeton Klankosova.tv.

Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti./Klankosova.tv

Read Previous

Fushata e Trump ndërron marshin për t’u përballur me një sfidë të Harris

Read Next

Gjeopolitika kapërcen inflacionin në krye të listës së shqetësimeve të fondit të pasurisë sovrane