Dervish Deliaj është njëri ndër themeluesit e klubit Taekwondo “Dearti” në qytetin e Gjakovës. Ky klub është formuar në vitin 2009. Deliaj vazhdoi këtë iniciativë duke parë nevojën e vazhdueshme për zhvillimin e sporteve individuale në qytetin tonë.
Sukseset nuk kanë munguar për këtë klub ndër vite. E për ata që e praktikojnë këtë sport benefitet në shëndetin mendor e atë fizik janë arsyeja kryesore pse taekwondo është sporti i preferuar i tyre.