Tahiri i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Si duket të mungojnë bombardimet e NATO-s

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksander Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.

Tahiri ka treguar se Vuçiq edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.

Mirëpo, ajo thotë t’i jetë përgjigjur në një mënyrë mjaftë të ashpër, me të cilën thotë se i reagon njëjtë dhe sot.

”Duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”, thotë Tahiri se i ishte përgjigjur Vuçiqit.

”Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në twitter.

Read Previous

Gjykata sot pritet të vendos për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, ku i akuzuar është Shaban Gogaj

Read Next

Çfarë e lidh Hollywood-in me Gërdecin e Shqipërisë?