Tahiri: Qeveritë Kurti dhe Hoti kanë degraduar rendin dhe ligjin

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se ish Qeveritë Kurti dhe Hoti e kanë degraduar rendin dhe ligjin.

“Dy qeveritë e mashtrimit dhe dështimit që i pamë brenda një viti, e kanë degraduar rendin dhe ligjin”.

“Për ta frenuar degradimin në sundimin e ligjit dhe për ta rimëkëmbur drejtësinë, na duhet mbështetja juaj me 14 shkurt. Të gjithë së bashku për Rimëkëmbje”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Read Previous

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Fushë Kosovë, sulmohet edhe një grua

Read Next

OKB: Pandemia ka shtuar pabarazinë në botë