Takohen Osmani dhe Abazoviq, ja çfarë u bisedua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Osmani e Abazoviq janë duke marrë pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë.

Lajmin për takimin e tyre e ka dhënë vet Osmani, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ku tha se disktuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani. /GazetaExpress/

Read Previous

Fermeri Pal Nrejaj shpreson që subvencionet e Qeverisë për bujqësi të ndahen në mënyrë të barabartë

Read Next

Zvicër, kosovari vret gruan, në apartament ishin edhe tre fëmijët e tyre