Kemi dëgjuar herë pas here të flitet për trajnues të kafshëve të ndryshme, por rrallë herë për një trajnues të shpendëve grabitqarë. Është ky Taulant Berisha nga fshati Lipovec i komunës së Gjakovës i cili ka krijuar një afërsi të pashpjegueshme me shqiponjën. Dashurinë që e ka pasur si fëmijë për kafshët e shpendët po e praktikon më së miri tani. Ka më shumë se një vit që në oborrin e tij mban shqiponjë dhe skifter.
Socializimi i shpendëve të egra me njeriun është diçka e pazakontë e ky fakt e bën edhe më të veçantë lidhjen e Taulantit me shqiponjën e tij. Ani pse me profesion është infermier ai nuk mund të mos kaloj të paktën dy orë në ditë duke u relaksuar me të.
Taulanti na tregoi se së bashku me adhurues të tjerë kanë krijuar një grup të përbashkët në rrjetin social facebook .
Kjo shqiponjë shumëngjyrëshe tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Ai synon që të zhvilloj këtë veprimtari edhe më tutje me trajnimin e llojeve të ndryshme të shpendëve grabitqarë.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: