Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi ka nënshkruar me klubin e tij të ri Sipay Bodrum FK në Turqi.
Klubi i Sipay Bodrum-it këtë sezon do të ketë debutimin historik në Superligën turke dhe ka menduar të forcohet me një sulues si Seferi, i cili ka një CV të pasur.
Në deklaratën ku bëhet e ditur se është transferuar sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Seferi, klubi turk thotë: “Bardhezinjtë nënshkruan një kontratë 3-vjeçare me Seferin. Seferi shënoi 11 gola në 25 ndeshje me fanellën e Baniyas që luajti si huazim sezonin e kaluar, asistoi në 5 gola dhe luajti 2099 minuta”.
Kujtojmë se Seferi më parë ka luajtur në klube si Young Boys, Tirana, Neuchatel Xamax, Rabotniçki apo dhe Vorskla.
Për kombëtaren kuqezi, Seferi ka 21 ndeshje, nga ku ka realizuar tre gola dhe një asistim. /Albanianpost.com